Aktualitet

EMRI/ Grabiti me armë supermarketin në Elbasan, arrestohet 35-vjeçari, i dënuar më herët pë vjedhje me dhunë

15 Shkurt 2021, 21:39 Nga DOSJA
EMRI/ Grabiti me armë supermarketin në Elbasan, arrestohet

ELBASAN– Florenc Hida 35 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka grabitur me armë një supermarket, ngjarje e ndodhur të shtunën.

Dosja.al ka mësuar se Hida, është futur të shtunën në një supermarket në qytetin e Elbasanit, dhe nën kërcënimin e armës ka kryer grabitjen. Duke kërcënuar punonjësit, Hida ka marrë një sasi të konsiderueshme parash, që nuk dihen ende konkretisht sa, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Më kqyrjen e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, prokuroria ka bërë të mundur identifikimin e 35-vjeçarit, të cilin e ka vënë në pranga policia e Elbasanit mbrëmjen e sotme.

Florenc Hida ishte dënuar edhe për parë për vjedhje me dhunë dhe tashmë akuzohet për të njëjtën vepër penale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet florenc hida florenc hida arrestohet florenc hida florenc hida

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shkurt 2021, 19:29

TIRANË- Një qytetar ka denoncuar në Top Channel OSHEE-në pasi sipas tij në lagjen ku banon janë thyer disa shtylla prej druri të energjisë elektrike dhe nu...