Bota

Cilësohet si ‘kampion bote’ me vaksinimet, Izraeli lufton për të bindur njerëzit të marrin vaksinën

15 Shkurt 2021, 17:10 Nga DOSJA
Cilësohet si ‘kampion bote’ me vaksinimet, Izraeli lufton

IZRAEL– Izraeli po mundohet të bindë njerëzit që nuk duan marrjen e vaksinës anti-COVID.

Qeveria e cila u konsiderua si ‘kampion bote’ në vaksinim, tashmë po përpiqet të bindë njerzit të vaksionen duke iu thënë atyre se vaksinimi është e vetmja mënyrë që ata të marrin pjesë në shumë aktivitete. Hyrja në restorante, hotele, koncerte apo aktivitete të tjera të ngjashme, do ju lejohet vetëm atyre që marrin dozat.

Nga ana tjetër, The Guardian shkruan se qeveria gjithashtu po detyron qytetarët që nuk duan të vaksinohen, të kryejnë teste çdo dy ditë.

A doni të hyni në palestra dhe ngjarje kulturore, apo do të mbeteni pas? Shko vaksinohu“, postoi në Twitter ministri i shëndetësisë, Yuli Edelstein.

Po ashtu, ministri ka zgjeruar një forcë dixhitale për të luftuar dezinformimin anti-vaksinim në internet, duke shpresuar të bllokojë pretendimet e rreme përpara se ato të përhapen. Gjurmuesit monitorojnë mediat sociale çdo ditë dhe në disa gjuhë.

Së fundmi, qeveria ka vendosur lirimin e disa masave si hapja e qendrave tregtare, dyqaneve, bibliotekave, dhe muzeve. Lirimi i disa masave të tjera do nisë më 7 mars.

Vendi prej 9 milion banorësh ka vaksinuar më shumë se 40% të popullsisë dhe ngadalësimi i fundit ka shqetësuar zyrtarët.

(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksinimi ne izrael vaksinimi ne izrael

Sondazh

Poll