Bota

Vrasja e gazetarëve dhe aktivistëve në protestat në Irak , arrestohet banda. Kryeministri i vendit: Drejtësia nuk do të fl

15 Shkurt 2021, 16:29 Nga DOSJA
Vrasja e gazetarëve dhe aktivistëve në protestat në Irak ,

IRAK– Forcat irakiane të sigurisë kanë arrestuar një bandë e cila ishte përgjegjëse për vrasjen e aktivistëve dhe gazetarëve në provincën jugore të Basrës. 

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit Mustafa al-Kadhimi, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku ka thënë se skuadra që terrorizoi vendin tashmë është në duart e drejtësisë. Megjithatë, Kyeministri irakian nuk ka dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me bandën, por sipas mediave të huaja se katër nga 16 anëtarët u arrestuan.

“Skuadra e vdekjes që terrorizoi njerëzit tanë në Basra dhe vrau të pafajshëm, tani janë në duart e forcave tona heroike, në rrugën e tyre për një gjykim të drejtë. Ne morëm vrasësit e Jinan dhe Abdulsamad dhe do të marrim vrasësit e Reham, Hosham dhe të gjithë të tjerëve. Drejtësia nuk do të flejë.“- ka shkruar ai. 

The death squad which terrorised our people in Basra, and killed innocents, are now in the hands of our heroic forces, on their way to a fair trial.
We got the killers of Jinan and Abdulsamad, and we will get the killers of Reham, Hosham, and all others.
Justice will not sleep.

— Mustafa Al-Kadhimi مصطفى الكاظمي (@MAKadhimi) February 14, 2021

Banda ishte e përfshirë në vrasjen e aktivistëve që ishin aktivë në protestat anti-qeveritare që shpërthyen në tetor të vitit 2019. Mediat e huaja raportojnë se reth 565 irakianë u vranë gjatë protestave, duke përfshirë oficerë të sigurisë.

Protestat u mbajtën me kërkesat për përmirësimin e shërbimeve, krijimin e vendeve të punës dhe dhënien fund të korrupsionit politik.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mustafa al-kadhimi mustafa al-kadhimi

Sondazh

Poll