Bota

Lista serbe fitoi 10 mandate në Kosovë, Vuçiç ironizon humbësit në Mitrovicën e Veriut: Unë e përgëzoj popullin tonë

15 Shkurt 2021, 16:39 Nga DOSJA
Lista serbe fitoi 10 mandate në Kosovë, Vuçiç ironizon

KOSOVË- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka përgëzuar Listën Serbe në Kosovë për 10 mandatet e fituara. I ftuar në “TV Pink”, Vuçiç ka thënë se kjo është një lajm i mirë në këtë kohë të vështirë që po përballen. Ai gjithashtu izonizoi humbjen e kundërshtarit të Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut, Rada Trajkoviç, ku tha se njerëzit e dinë se kush mundohet të punojë në interes të tyre. Lista Serbe në Mitrovicën e Veriut ka marrë rreth 99% të votave.

“Unë e përgëzoj popullin tonë. Shpresoj që po dhe kjo është një gjë e rëndësishme, sepse po përballemi me një periudhë të vështirë. Si ndodhi që Rada Trajkoviç nuk mori asgjë? Duket se njerëzit e dinë kush po bën për njerëzit tanë atje dhe kush po mundohet vetëm për interes të tyre”, tha Vuçiç.

Ai gjithashtu tha se ka marrë informacione se Kosova do të bashkohet me Shqipërinë dhe se për këtë gjë do të marrë masa nëse ndodhë. Vuçiç u shpreh se me këtë gjë Kosova prish marrëveshjen e Washingtonit dhe se do tu përgjigjen në të njëjtën mënyrë.

“Ne do ta ndjekim atë, dhe nëse kjo është me të vërtetë e vërtetë, dhe nëse rezulton e vërtetë deri në fund të shkurtit dhe në fillim të marsit, atëherë kjo do të thotë se ata nuk respektojnë më asnjë normë të marrëveshjes së Washingtonit. Nuk ka problem, por ne do të detyrohemi t’i përgjigjemi kësaj. Dhe nuk do ta pëlqejnë përgjigjen. Nëse ata nuk duan ta respektojnë atë, ne do të përgjigjemi në mënyrën që bën një shtet serioz dhe i përgjegjshëm,” tha Vuçiç.

Qytetarët e Kosovës shkuan në dje në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku morën pjesë 46.90 % e votuesve. 28 parti garuan për 120 karrige në Kuvend. Zgjedhjet u fituan thellë nga LVV dhe Albin Kurti, ndërsa PDK pranoi humbjen dhe qëndrimin në opozitë e po ashtu dhe LDK. I vetmi që është i hapur për koalicion me VV është Ramush Haradinaj, i cili synon edhe postin e presidentit. Parlamenti i ri pritet të zgjedhë edhe presidentin, ndërsa pritet edhe një koalicion qeverisës pasi VV-së i duhen 61 mandate për krijimin e qeverisë së re, që e vetme nuk mundet që ti plotësojë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic zgjedhjet ne kosove aleksander vucic zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll