Bota

Harta e “CIA-s në hije” trondit Greqinë dhe Rusinë: Turqia do të ketë ndikim në këto vende deri në vitin 2050 

15 Shkurt 2021, 16:15 Nga DOSJA
Harta e “CIA-s në hije” trondit Greqinë dhe Rusinë:

GREQI- Kompania amerikane “Stratfor”, e njohur ndryshe si “CIA në hije” së fundmi ka publikuar një hartë, e cila ka sjellë reagime të forta në Rusi e në Greqi.

Media greke, Prothema.gr, shkruan se harta përcakton vendet ku sipas saj Turqia do të ketë një influencë të fortë deri në vitin 2050.

Në hartë përfshihen shtete si Greqia, një pjesë e Turqisë, Armenia, Lindja e Mesme pa Izraelin si edhe Afrika veriore. Por ajo që vihet re është se në hartë nuk përfshihen shtetet e Ballkanit si Shqipëria, Kosova apo Maqedonia e Veriut.

Kjo hartë vjen nga libri: ” 100 vitet e ardhshme: Një parashikim për shekullin 21″, nga George Friedman, oficer i inteligjencës amerikane dhe themelues i Stratfor. Friedman tregon në libër se Rusia është e rrethuar nga shtete me të cilat ka konflikte dhe rrezikon shumë të copëtohet për shkak të konflikteve me pakicat kryesisht në pjesën jugore të saj. Turqia dhe Polonia do të fitojnë një pozicion shumë më të fortë gjeostrategjik në periudhën e ardhshme dhe do të bëhen udhëheqës rajonalë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota george friedman kompania amerikane “stratfor” george friedman kompania amerikane “stratfor”

Sondazh

Poll