Bota

Zhvillohet ‘mega-operacioni’ kundër organizatës terroriste PKK në Turqi, arrestohen 718 të dyshuar

15 Shkurt 2021, 16:09 Nga DOSJA
Zhvillohet ‘mega-operacioni’ kundër organizatës terroriste

TURQI– 718 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste të PKK-së janë arrestuar pas një operacioni të madh policor në Ankara.

Sipas raportimeve të mediave vendase, pjesëtarët e departamenteve antiterroriste të policisë kryenë operacionin në 40 provinca turke.

Qëllimi ishte hetimi i aktiviteteve të kryera nga terroristët e PKK-së brenda Turqisë, ndërsa deri më tani janë arrestuar 718 persona të dyshuar. Midis të arrestuarve ka edhe drejtues të organizatave lokale të Partisë Demokratike të Popullit (HDP).

Policia konfiskoi sasi të mëdha të armëve dhe dokumentacionit si dhe materiale lidhur me organizatën terroriste të PKK-së.

PKK është një organizatë separatiste dhe terroriste e cila gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Terroristët e PKK-së kanë vrarë të paktën 40 mijë njerëz.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arrestohen 718 persona operacion kunder terrorizmit ne turqi turqi arrestohen 718 persona operacion kunder terrorizmit ne turqi turqi

Sondazh

Poll