Bota

Ambasada amerikane në Prishtinë: SHBA-ja qëndron krah Kosovës, presim të punojmë me Qeverinë e re

15 Shkurt 2021, 16:45 Nga DOSJA
Ambasada amerikane në Prishtinë: SHBA-ja qëndron krah

KOSOVË– Pas zgjedhjeve të djeshme, ambasada amerikane shkruan se SHBA-ja qëndron krah Kosovës dhe pret të punojë me qeverinë e re.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada amerikane në Kosovë shkruan se i përgëzon qytetarët e kosovës dhe se do të punojë me Qeverinë e re, sapo ajo të formohet.

I përgëzoj qytetarët e Kosovës, që dëshmuan përkushtimin për demokraci dhe vizion të së ardhmes. Amerika qëndron krah Kosovës dhe mezi pret të punojë me Qeverinë e re, sapo të formohet, në qëllimet e përbashkët për paqe, drejtësi dhe prosperitet”, thuhet në postimin e ambasadës.

Qytetarët e Kosovës shkuan në dje në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku morën pjesë 46.90 % e votuesve. 28 parti garuan për 120 karrige në Kuvend. Zgjedhjet u fituan thellë nga LVV dhe Albin Kurti, ndërsa PDK pranoi humbjen dhe qëndrimin në opozitë e po ashtu dhe LDK. I vetmi që është i hapur për koalicion me VV është Ramush Haradinaj, i cili synon edhe postin e presidentit. Parlamenti i ri pritet të zgjedhë edhe presidentin, ndërsa pritet edhe një koalicion qeverisës pasi VV-së i duhen 61 mandate për krijimin e qeverisë së re, që e vetme nuk mundet që ti plotësojë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ambasada amerikane ne kosove zgjedhjet ne kosove ambasada amerikane ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll