Bota

13-vjeçarja merr fshehurazi makinën e të ëmës dhe përplas për vdekje dy burra në SHBA

15 Shkurt 2021, 16:28 Nga DOSJA
13-vjeçarja merr fshehurazi makinën e të ëmës dhe

SHBA– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni SHBA ku një e mitur mori pa leje makinën e të ëmës dhe gjatë shëtitjes përplasi për vdekje dy persona.

Sipas mediave të huaja, 13-vjeçarja e kishte parkuar makinën në një zonë të qytetit, por u largua me shpejtësi të lartë kur pa prezëncën e policisë.

Pasi policia e pikasi u vu në ndjekje të vajzës, ndërsa kjo e fundit humbi kontrollin dhe u përplas me një shkurre, ku dhe po flinin dy burrat që përplasi. Njëri sipas policisë vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri humbi jetë disa orë më vonë në spital.

Vajza shoqërohej nga shoqa e saj moshatare, të cilat u dorëzuan te prindërit. Ende nuk dihet nëse ato të dyja do të përballen me ndonjë akuzë.

(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 12 vjecarja perplas dy burra kaliforni 12 vjecarja perplas dy burra kaliforni

Sondazh

Poll