Bota

Çfarë do të ndodh me LDK-në pas dorëheqjes së Isa Musatafës/ Duhen 60 ditë për tu zgjedhur kryetari i ri

15 Shkurt 2021, 15:14 Nga DOSJA
Çfarë do të ndodh me LDK-në pas dorëheqjes së

KOSOVË-Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvilloj zgjedhje brenda pak ditësh, brenda partisë. Lajmi është konfirmuar nga kryetari në dorëheqje, Isa Mustafa, i cili e ka udhëhequr partinë për tre mandate.

Ndërkohë, në Gazeta Express, është publikuar se çfarë do të thotë Statuti i Lidhjes Demokratike të Kosovës për dorëheqjen e kryetarit dhe brenda sa ditësh duhet të mbahen zgjedhjet e brendshme?

Në bazë të nenit 27 në statutin e LDK-së thuhet se kryetari mund të jap dorëheqje, pa i mbaruar mandati. Në rast se kryetari i LDK-së shkarkohet apo jep dorëheqje, atëherë brenda 60 ditësh duhet të thirret Kuvendi i LDK-së.

“27.1 Për punën e tij, Kryetari i përgjigjet Kuvendit të LDK-së. Me propozimin e 1/3 së anëtarëve të Kuvendit, mund të ngrihet çështja e votëbesimit të Kryetarit. Votimin për besim mund ta ngrejë edhe vetë Kryetari. 27.2 Me votim për shkarkim, në përputhje me nenin 21, pushon mandati i Kryetarit të LDK-së. 27.3 Kryetari mund të japë dorëheqje para skadimit të mandatit. 27.4 Në rast të paragrafit 2 dhe 3 të nenit 27, duhet të thirret Kuvendi i LDK-së, në afatin prej 60 ditësh”, thuhet në ligjin.

Po ashtu, në neni 25 në statutin e LDK-së, thuhet se kryetari votohet në Kuvendin e LDK-së me votim të fshehtë.

Kandidimi për kryetar bëhet në Kuvend. Secila kandidaturë duhet të miratohet me 50 për qind plus 1 të delegatëve të pranishëm. Në rast se Kuvendi nuk aprovon më shumë se një kandidaturë, atëherë Kuvendi vendos për mënyrën e përzgjedhjes dhe votimit për Kryetar.

Kryetari i LDK-së do të jetë kryetar i Kuvendit, i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Kryesisë së LDK-së.

Sakaq, edhe pse në statusin e LDK-së thuhet se kryetari i ri duhet të zgjidhjet brenda 60 ditësh, Mustaf  në deklaratën e tij, ka thënë se procedura duhet të zhvillohet më herët.

Në shenjë të respektimit të kësaj vote dhe të hapjes së rrugëve të mëtutjeshme për riorganizim të LDK-së unë sot e kam njoftuar kryesinë që do ta thërras kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, me statut i kemi 60 ditë po unë do ta bëjë këtë shumë më shpejt”, tha Mustafa.

Lajmi kryesor:Rrokada e LDK-së/ Nuk fituan në asnjë komunë, Isa Mustafa jep dorëheqjen. Nënkryetari Haziri: Jemi kryesi në dorëheqje

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora doreheqja e mustafes doreheqja e mustafes

Sondazh

Poll