Bota

Deklarata e Mustafës pas dorëheqjes nga posti: Rezultati më i keq, nuk e kam pritur

15 Shkurt 2021, 14:30 Nga DOSJA
Deklarata e Mustafës pas dorëheqjes nga posti: Rezultati më i

KOSOVË -Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Lajmi është konfirmuar dhe nga vetë ai, më anë të një deklarate për media, ku ka thënë se po largohet nga posti pas 10 vitesh.

Ndër të tjera Mustafa ka thënë se ky është rezultati më i keq dhe se nuk e ka pritur. Ai ka shtuar se sot ka njoftuar kryesin për zgjedhjen e kryetarit të ri.

“Personalisht mendoj që rezultati është shumë i keq dhe nuk e kam pritur fare, duke marrë parasysh takimet në terren dhe fushatën e Hotit. Në shenjë të respektimit të votës së qytetarëve sot e kam njoftuar kryesinë që do ta thërrasë kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së në një periudhë të shpejtë kohore,’-ka thënë ai.

Isa Mustafa ka ushtruar detyrën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga viti 2010, kur në kuvendin e VII zgjedhor të LDK-së ai fitoi me 234 vota në garën për të parin e partisë.

Lajmi kryesor:Rrokada e LDK-së/ Nuk fituan në asnjë komunë, Isa Mustafa jep dorëheqjen. Nënkryetari Haziri: Jemi kryesi në dorëheqje

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora doreheqja e mustafes doreheqja e mustafes

Sondazh

Poll