Bota

Surprizë Shën Valentini! Princ Harry dhe Meghan Markle janë në pritje të fëmijës së dytë

15 Shkurt 2021, 12:27 Nga DOSJA

SHBA– Princ Harry dhe Megan Markle me anë të një fotografie bardhë e zi njoftuan se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, pikërisht në ditën e Shën Valentinit. Foshnja do të jetë vëllai ose motra më e vogël me djalin e çiftit Archie Harrison, i cili do të mbushë 2 vjeç më 6 Maj.

Ne mund të konfirmojmë që Archie do të jetë një vëlla i madh. Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë të lumtur që presin fëmijën e tyre të dytë“,  tha zëdhënësi i çiftit për People.

Meghan dhe Harry njoftuan lajmet e tyre të shtatzënisë me një foto mahnitëse bardh e zi që u mor në distancë përmes iPad nga shoku dhe fotografi i tyre i vjetër, Misan Harriman. Harry i buzëqeshur shikon me dashuri Meghan, e cila mban duart rreth barkut të rrumbullakosur.

Ky njoftim vjen pasi 39-vjeçarja zbuloi se pësoi një abort korrikun e kaluar. “Të humbasësh një fëmijë do të thotë të mbash një hidhërim pothuajse të padurueshëm, të përjetuar nga shumë, por të folur nga pak“, shkroi ajo më 25 nëntor.

Meghan dhe Harry zyrtarisht u larguan nga rolet e tyre si mbretërore vitin e kaluar. Dëshira e tyre për të pasur një jetë normale familjare luajti një rol në vendimin e tyre.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota megan markle ne pritje te embel princ harry megan markle ne pritje te embel princ harry

Sondazh

Poll