Politike

‘Bie’ Yuri Kim/ Tom Doshi hyn në zgjedhje, KQZ regjistron PSD si subjekt politik! Celibashi: Dokumentacioni është në rre

15 Shkurt 2021, 11:28 Nga DOSJA
‘Bie’ Yuri Kim/ Tom Doshi hyn në zgjedhje, KQZ regjistron PSD

TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka pranuar të regjistrojë në zgjedhje Partinë Social Demokrate të drejtuar nga Tom Doshi. Lajmi është bërë sot i ditur në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku u njoftua regjistrimi i 16 partive në zgjedhje, mes tyre edhe partia e drejtuar nga Doshi. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha sot në mbledhje se dokumentacioni i PSD është në rregull dhe KQZ ka vendosur regjistrimin e tij në zgjedhje.

“Meqenëse dokumentacioni i paraqitur nga PSD për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor është në përputhje me parashikimin e Kodit Zgjedhor, vendosi regjistrimin e PSD si subjekt zgjedhor”-tha Celibashi.

Ky vendim i hap rrugë automatikisht edhe garimit të Doshit si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021, në një kohë kur ambasadorja amerikane Yuri Kim e shënjestroi në publik si një person që nuk duhet të garonte në zgjedhje. 

Çfarë ndodhi javën e shkuar mes Kim dhe Doshit?

Pas një sërë deklaratash publike ku ambasadorja kërkonte që partitë të merrnin përgjegjësitë dhe të ndalonin garimin e personave me rekorde kriminale në zgjedhje dhe shpërfilljen nga politike, Kim foli me emra. Ambasadorja tha se Tom Doshi nuk duhet të jetë si alternativë për qytetarët në këto zgjedhje, duke argumentuar se Doshi është në listën e zezë të DASH dhe nuk i lejohet hyrja në territorin amerikan.

Pas deklaratave një heshtje pasoi nga PS dhe kryeministri Edi Rama i cili disa ditë më vonë, tha se nuk donte të komentonte deklaratat e ambasadores. Megjithëse publikisht nuk reagoi, edhe Tom Doshi bëri lëvizjet e tij. Deputeti i afërt me Ramën dorëzoi dokumentacionin për regjistrimin në zgjedhje në një moment kur askush se priste. Pas këtij veprimi, Yuri Kim tha publikisht se kryeministri Edi Rama i kishte premtuar që Doshi nuk do të ishte pjesë e qeverisë së tij pas zgjedhjeve. Në këtë moment u kuptua se Doshi do të ishte pjesë e zgjedhjeve dhe “lëshimi” nga amerikanët ishte bërë. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kqz ndalimi i tom doshit ne zgjedhje kqz ndalimi i tom doshit ne zgjedhje

Sondazh

Poll