Politike

Meta uron Kosovën për zgjedhjet, presidenti: E përshëndes pjesëmarrjen e lartë në votime, faqe e re në rrugëtimin europ

15 Shkurt 2021, 10:41 Nga DOSJA
Meta uron Kosovën për zgjedhjet, presidenti: E përshëndes

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka uruar qytetarët dhe klasën politike të Kosovës për shembullin që kanë dhënë në zgjedhjet që u zhvilluan ditën e djeshme. Nëpërmjet një mesazhi të publikuar në ‘Facebook’, Meta shkruan se e përshëndet pjesmarrjen e lartë të qytetarëve që morën pjesë në votime pavarësisht kushteve atmosferike dhe pandemisë.

Ndër të tjera kreu i shtetit shkruan se Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik.

MESAZHI:

Urime të gjithë qytetarëve dhe klasës politike të Kosovës për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare.E përshëndes pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në votime, të cilët sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre.Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik.Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e të ardhmes

Fitorja e Vetëvendosjes në Kosovë/ Urimet e para nga ‘politika shqiptare’, Basha e Kryemadhi nuk kursehen, Balla uron Kurtin, Rama ende asnjë koment (MESAZHET)

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet ne kosove ilir meta zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll