Politike

Mbledhja e shtabit të PS-së, Balla: Listat në zgjedhjet e 25 prillit do të jenë risi! SPAK ka rritur besimin te qytetarët.

15 Shkurt 2021, 08:08 Nga DOSJA
Mbledhja e shtabit të PS-së, Balla: Listat në zgjedhjet e 25

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mblodhi ditën e sotme në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit politikë në qarqet e vendit. Mbledhja nisi në orën 08:30 të mëngjesit të sotëm dhe përfundoi në orën 10:00.

Pas daljes nga mbledhja ishte kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ai i cili doli në një deklaratë për mediat. Fillimisht Balla uroi për fitoren Albin Kurtin. Ai u shpreh se shpreson që proçesi i Kuvendit të ri të marrë kohë të shkurtër dhe të nisë menjëherë puna si dhe mezi pret që të punojë me to. Më tej Balla tha se shpreson që rezultati i zgjedhjeve të pranohet në të njëjtën mënyrë dhe në Shqipëri.

Balla u pyet nga gazetarët në lidhje me listat e PS-së. Ai tha se do të jenë risi si dhe do të ketë bashkëqeverisje me njerëz të rinj. Më tej ai deklaroi se goditjet e SPAK-ut kanë rritur besimin te qytetarët shqiptarë sa i takon reformës në drejtësi.

Mbedhjet e kryesocialistit Rama zhvillohen çdo të hënë për të informuar lidhur me çfarë ndodh në terren kur kanë mbetur më pak se 70 ditë nga zgjedhjet e 25 prill. PS kërkon një mandat të tretë, teksa Rama ka rritur pritshmëritë, ku kërkon 75 mandate.

(a.b, k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama me drejtuesit politike 15 shkurt 2021 taulant balla edi rama rama me drejtuesit politike 15 shkurt 2021 taulant balla

Sondazh

Poll