Politike

‘Ne jemi motër dhe vëlla’/ Balla uron Albin Kurtin për fitoren: Dua ta uroj me gjithë zemër mikun tim. Mezi presim të

15 Shkurt 2021, 09:24 Nga DOSJA
‘Ne jemi motër dhe vëlla’/ Balla uron Albin Kurtin

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla pas mbledhjes së zhvilluar në selinë rozë doli në një deklaratë për gazetarët. Balla uroi për fitore Albin Kurtin. Ai u shpreh se shpreson që proçesi i Kuvendit të ri të marrë kohë të shkurtër dhe të nisë menjëherë puna si dhe mezi pret që të punojë me to.

Më tej Balla tha se shpreson që rezultati i zgjedhjeve të pranohet në të njëjtën mënyrë dhe në Shqipëri.


DEKLARATA:

Gjej rastin të përgezoj të gjitha partitë e Kosovës, por dua ta uroj me gjthë zemër Vetëvendosjen dhe mikun tonë Albin Kurtin. Uroj që procesi i Kuvendit të ri të marrë kohën sa më të shkurtë të mundshëm. Mezi presim të punojmë me parlamentin e ri. Ne jemi motër e vëlla dhe marrim nga njëri tjetri, mësim dhe eksperienca. Sot tashmë të gjitha partitë politike duhet të pranojnë rezultatin. Uroj që cdo parti politike në Shqipëri të pranojë rezultatin, duhet të hiqet dorë nga bojkotet. Ata që humbin duhet ta kuptojnë se nuk është faji i popullit por i tyre. Mesazhi është tepër i qartë dhe duhet respektuar nga të gjithë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike taulant balla zgjedhjet ne kosove taulant balla zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll