Politike

Arrestimi i Edvin Priftit, Ralf Gjoni: Pse mo? Turp qenka që një kardiolog të ketë 250 mijë euro kursime…?

15 Shkurt 2021, 10:28 Nga DOSJA
Arrestimi i Edvin Priftit, Ralf Gjoni: Pse mo? Turp qenka që një

TIRANË– Deputeti i opozitës, Ralf Gjoni ka komentuar arrestimin e kardiokirurgut Edvin Prifti pak ditë më parë gjatë operacionit në Krujë. Nga vendi i tij në Kuvend, Gjoni tha se nuk ishte turp që një mjek i njohur të ketë mbi 250 mijë euro në shtëpi, duke i konsideruar si kursime. 


“Ne sot sulmojmë Edvin Priftin i cili nëse ka vjedhur para të përballet me ligjin… por ne kërkojmë të çnderojmë kardiologun në Shqipëri vetëm e vetëm që të vijë një tjetër e të vazhdojë të vjedhë miliona euro. Pse mo kaq turp qenka që një kardiolog të ketë 250 mijë euro kursime cash? Po për 450 milionë eurot e Rrugës së Kombit çfarë është bërë? Po për tenderat çfarë është bërë? Kjo më shqetëson mua. Ky popull është nënshtruar me vullnet ndaj kësaj thundre dhe këtij pushteti,”-tha Gjoni.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi rrëzon dy dekretet e Metës, miratohet fondi i partive për zgjedhje/ Manastirliu: Hapim spitalet COVID në Durrës dhe Shkodër! Balluku për bllokimet: Akset, të gjitha të kalueshme

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ralf gjoni seance plenare 15 shkurt 2021 ralf gjoni seance plenare 15 shkurt 2021

Sondazh

Poll