Politike

Ministrja Balluku zbret nga borëpastruesja, jep LLOGARI në Kuvend: Akset janë hapur! Jemi vend ballkanik, goditemi njëherë

15 Shkurt 2021, 09:48 Nga DOSJA
Ministrja Balluku zbret nga borëpastruesja, jep LLOGARI në Kuvend:

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka mbajtur një fjalim në foltoren e Kuvendit lidhur me situatën e vështirë të motit, me të cilën po përballet vendi ynë. Balluku nuk i kurseu sulmet ndaj opozitës, duke u shprehur se akuzat e tyre ishin të ulëta.


Kam dëgjuar disa nga deputetët e opozitës teksa bënin një analizë të situatës që jemi përballur nisur nga e premtja. Shqipëria është goditur nga i ftohti ekstrem. Ka pasur reagim nga shteti dhe kemi vënë re edhe njëherë që kjo çështje, situatë që ka ndodhur në të gjithë Europën, është kthyer në një debat politik. Të gjithë kanë ekspertizë mbi hapjen e akseve. Dëgjova sot që shteti duhet të ketë flotë borëpastruesesh. Shteti nuk ka flota borëpastruesesh. Goditemi njëherë në 50 vite nga stuhi pasi jemi vend ballkanik. Kemi pasur stuhi dëbore. Policia e Shtetit në 72 orë nuk është larguar nga territori, duke drejtuar shoferët në rrugët dytësore. Kemi qenë në kontakt të plotë më qytetarët. Kemi pasur 480 mjekë në terren. Një flotë e tërë që ka funksionuar në perfeksion. Forcat e Armatosura kanë pajisje më të rënda dhe u kanë ardhur në ndihmë qytertarëve. Opozita godet, por janë disa raste kur ngjan shumë e ulët. Sot që flasim nuk kemi asnjë aks të bllokuar.  Dje në orën 7 të mëngjesit ka qenë piku i problematikës që kemi pasur problem me energjinë elektrike në zonat malore. Kemi pasur vetëm 60 mijë abonentë jashtë rrjetit, të cilët dje rreth mesditës arritën në 30 mijë dhe tani janë më pak,”-u shpreh ajo.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi rrëzon dy dekretet e Metës, miratohet fondi i partive për zgjedhje/ Manastirliu: Hapim spitalet COVID në Durrës dhe Shkodër! Balluku për bllokimet: Akset, të gjitha të kalueshme

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku seance plenare 15 shkurt 2021 belinda balluku seance plenare 15 shkurt 2021

Sondazh

Poll