Politike

Përgjimet e Ndrangheta-s, Veliaj: Këta persona nuk kanë ardhur ndonjëherë në bashki. Po të ishin të vërteta do kishin v

15 Shkurt 2021, 07:23 Nga DOSJA
Përgjimet e Ndrangheta-s, Veliaj: Këta persona nuk kanë ardhur

TIRANË– Kryebashkiaku Erjon Veliaj ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në ‘News24’. Gjatë bisedës në studio Veliaj foli edhe për përgjimet e Ndrangheta-s.

Veliaj tha se është në fazën që i merr me sportivitet dhe se nëse do ishin të vërteta do kishin vajtur në prokurori. Ai i quajti sulme që vijnë sa herë ka një projekt apo jemi në prag zgjedhjesh.

“Shiko u regja me këtë punë, sa herë fillon një projekt, sa herë jemi duke bërë gjëra të bukura, sa herë jemi prag zgjedhjesh, fillon e gjithë logoreja. Jam në fazën kur i marr me sportivitet, sepse po të ishin të vërteta do kishin vajtur në prokurori, do ishin bërë hetimet në momentin që kjo është bërë një rutinë parazgjedhore, jam tek faza ku thjesht argëtohem dhe dua të vazhdoj punën. E kam pasur gjithmonë tundimin, që para 6 vitesh, filluan me këndin e lodrave, jo po do bëhet pallat, jo po mafia, jo po kështu. Jam regjur. Do doja të mos kishim një politikë të tillë, të ulët, do doja që politika të ishte e bazuar tek idetë. Kam folur dhe me kolegët e ambasadës italiane, dhe me kolegët e drejtësisë, as nuk i njohin këta persona, as nuk kanë ardhur ndonjëherë në bashki. Ne mund të jemi të ulur këtu dhe dikush është duke pirë kafe në Durrës dhe po na sheh, e thotë ta zgjidh unë me Bashkimin, ta zgjidh unë me lalin. Pyetja është çfarë zgjidh, a e ke zgjidhur dhe a ke tentuar. Njerëzit mund të ëndërrojnë dhe të fantazojnë dhe mashtrojnë njeri-tjetrin, ky është një vend që nuk të burgos për këto. Nëse do ishte bërë ndonjë gabim, nëse dikush do kishte dhënë një leje, ose nëse ne do kishim hyrë në negociata me këta lloj mitomanësh dhe mashtruesish, atëherë po do kishte përgjegjësi. Për sa kohë nuk i kemi në refene dhe as nuk i dimë kush janë le ta përdorin për fushatë, por unë besoj se njerëzit janë të zgjuar”, deklaroi Veliaj.

Grupi mafioz Ndrangheta, është në fokus të mediave italiane dhe atyre shqiptare pasi në përgjimet e zbuluara janë përmendur disa politikanë shqiptarë mirëpo pa emra. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon veliaj ndrangheta ne shqiperi erjon veliaj ndrangheta ne shqiperi

Sondazh

Poll