Politike

Kuvendi rrëzon dy dekretet e Metës, miratohet fondi i partive për zgjedhje/ Manastirliu: Hapim spitalet COVID në Durrës dhe

15 Shkurt 2021, 07:16 Nga DOSJA
Kuvendi rrëzon dy dekretet e Metës, miratohet fondi i partive për

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dy dekretet e presidentit Ilir Meta lidhur me taksat kombëtare dhe tarifën doganore. Në takimin e përjavshëm në Kuvend, deputetët kanë kaluar gjithashtu 2 projektligje dhe po aq projektvendime, ndër to fondin për financimin e partive në zgjedhjet e 25 prillit.

Në fjalën e saj, nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka përmendur mbërritjen e dozave të tjera të vaksinave Pfizer në Shqipëri. Ndërkohë për shkak të rritjes së të shtruarve në spital, ajo ka njoftuar se nga sot do të hapen dy spitalet rajonale, në Durrës dhe në Shkodër. Pas saj, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka justifikuar reagimin e qeverisë ndaj stuhisë së dëborës në vend, duke akuzuar opozitën për sulme të ulëta. 

Në një moment, gjatë një debati me deputeten Fatjona Dhimitri, Balluku me ironi i ka ofruar mundësinë që të bënte një “xhiro” me borëpastruese.  Ministrja shtoi tha se regjistrimi i asaj video në borëpastruese ishte i detyruar pasi në terren zëri i saj nuk mund të dëgjohej, duke shtuar se tanimë të gjitha akset janë të kaluesshme.

Nga ana tjetër, kundërakuzat për opozitës dhe komenteve të tyre për sitatën e bllokimit në Shqipëri, i ka adresuar edhe Taulant Balla. Po ashtu ndër të tjera kreu i grupit parlamentar të PS, i ka akuzuar edhe njëherë  kundërshtarët e tij politikë dhe presidentin Ilir Meta që të mos zhvillojnë takime me magjistratë të djegur nga Vettingu.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise seance plenare 15 shkurt 2021 kuvendi i shqiperise seance plenare 15 shkurt 2021

Sondazh

Poll