Politike

Vetëvendosja kryeson në Kosovë, Basha: Urime, jam i lumtur që do bashkëpunoj me ju

14 Shkurt 2021, 22:35 Nga DOSJA
Vetëvendosja kryeson në Kosovë, Basha: Urime, jam i lumtur

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha e ka uruar Albin Kurtin për fitoren e thellë në zgjedhjet e zhvilluara ditën e sotme në Kosovë. Në disa statuse në Tëitter, Basha shkruan se procesi zgjedhor ishte shembullor, me standarte europiane.

Kryedemokrati shton se do të jetë i lumtur të bashkëpunojë me Kurtin, duke dalë në përfundimet se fitues në zgjedhjet e 25-prillit që do të zhvillohen në Shqipëri, do të jetë ai vetë.

Përgëzime nga zemra qytetarëve të Kosovës, institucioneve dhe partive politike për një proces zgjedhor shembullor me standarte europiane, model demokracie për mbarë rajonin.

Do të jem i lumtur të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, si sa i përket proceseve të integrimit euroatlantik dhe vijimit të njohjeve ndërkombëtare, ashtu dhe për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve tona.

Urime VV, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren e zgjedhjeve. Kosova ka sfida të mëdha përpara. Jam i bindur se partia fituese e zgjedhjeve dhe partitë e tjera do të arrijnë ti adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës,”- shkruan Basha.

Ndërkohë në Kosovë vijon numërimi. Vetëvendosja kryeson, pas numërimit të 70 % të votave me 47.8 % të tyre. Vetë Kurti dhe Osmani mbajtën fjlën për mediat si fitues të këtyre zgjedhjeve, ngjarje të cilën e konsideruan moment historik.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet ne kosove lulzim basha zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll