Përplasi ambulancën ku humbi jetën pacientja me Covid, arrestohet shoferi i mjetit. Policia e Tiranës ndalon 6 persona të t
15 Shkurt 2021, 09:19Nga DOSJA
TIRANË– Policia ka vënë pas hekurave personin me incialet I. D., 51-vjeç, banues në Sarandë, pasi një ditë më parë doli nga rruga me mjetin e tij duke përplasur një ambulancë. Në ambulancë ishte një paciente në gjendje të rëndë shëndetësore e cila ndërroi jetë nga përplasja që u bë mes mjeteve.
Po ashtu u procedua penalisht i mituri I. R., 17 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim L. B., 22 vjeç, H. X., 28 vjeç dhe D. B., 18 vjeç, banues në Fushë Krujë. Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 07.02.2021, dyshohet se kanë vjedhur materiale në një kompani telefonike, ndërsa më datë 08.02.2021 dyshohet se kanë vjedhur vegla pune.
Njoftimi i plotë:
Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur tentativë, shtetasin palestinez M. B., .–Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. S., 21 vjeç, banues në Selitë, Tiranë, pasi në datën 12.01.2021, në një pikë për transferta parash në lagjen nr. 1, Durrës, ka këmbyer 900 dollarë të dyshuara si të falsifikuara.–Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ndaluan me iniciativë shtetasit F. Z., 20 vjeç dhe O. B., 19 vjeç, banues në Fushë Krujë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi i mitur I. R., 17 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit L. B., 22 vjeç, H. X., 28 vjeç dhe D. B., 18 vjeç, banues në Fushë Krujë.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 07.02.2021, dyshohet se kanë vjedhur materiale në një kompani telefonike, ndërsa më datë 08.02.2021 dyshohet se kanë vjedhur vegla pune në banesën e shtetasit F. Xh., në Krujë.–Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 32 vjeç, banues në Sukth, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
–Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 14.02.2021, duke transportuar me autoambulancë nga Saranda në drejtim të Tiranës, një paciente në gjendje të rëndë shëndetësore, ka dalë nga rruga në autostradën Durrës-Tiranë, duke u përplasur me murin rrethues të një subjekti dhe për pasojë ka ndërruar jetë pacientja, shtetasja A. Sh., 70 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DIBËR– Zonat e thella malore në Qarkun e Dibrës po përballen me një acar të vërtetë prej 3 ditësh. Në Lurë e Kala të Dodës banorët janë të izoluar totalish...
Aktualitet15 Shkurt 2021, 09:11
DIBËR–F.Shehu, nëna e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Sali Shehu ka ndërruar jetë rrugës për në spital pasditen e djeshme në fshatin Limjan të njësis...
KUKËS-Në qarkun e Kukësit, situata meteorologjike paraqitet e stabilizuar pasi reshjet e dëborës kanë pushuar, megjithatë temperaturat e vijojnë të jenë të...
TIRANË– Policia e Shtetit ka prangosur 8 persona, një prej të cilëve ishte shpallur në kërkim. Në pranga kanë përfunduar persona, të akuzuar për vepra pena...
SHKODËR– Qyteti i Shkodrës vijon të jetë i përmbytur. Aktualisht janë 1800 hektarë tokë bujqësore nën ujë ndërkohë që rrugë të bllokuara ka në Darragjat, S...
TIRANË– Një 25-vjeçar është prangosur në kuadër të operacionit “Sunday”, pas disa informacioneve që Policia e Shtetit mori se i riu mbante armë në b...
LEZHË– Situata në qarkun e Lezhës duket se ka nisur që të përmirësohet. Emergjencat civile në qytet kanë bërë me dije se rruga e Kombit në zonë është e kal...
DURRËS– Një 50-vjeçar me origjinë italiane është arrestuar në Portin e Durrësit pasi iu është gjetur 2 kg kanabis e fshehur në gomën rezervë. Në pra...
KAKAVIJË– Pala greke lejon kalimin e mjeteve të rënda drejt Greqisë. Autoritetet e Policisë greke kanë bërë me dije se pas përmirësimit të kushteve t...