Aktualitet

Rrugë të pakalueshme dhe shtëpi të përmbytura/ Shkodra sërish ‘nën’ ujë, ndërprerje energjie në disa zona

15 Shkurt 2021, 08:43 Nga DOSJA
Rrugë të pakalueshme dhe shtëpi të përmbytura/ Shkodra

SHKODËR– Qyteti i Shkodrës vijon të jetë i përmbytur. Aktualisht janë 1800 hektarë tokë bujqësore nën ujë ndërkohë që rrugë të bllokuara ka në Darragjat, Shirq, vendin e quajtur Urrelat e Shirqit. Shtëpi të përmbytura raportohet se janë 9 ndërkohë që rruga kryesore e Darragjatit kalohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë.

NJOFTIMI:

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç, datë 15.02.2021Hidrometri shënon 6.60.cm.1800 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 140 cm në rrugë.Shtëpi të përmbytura 9, por uji i ka liruar.Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjen Mazija- Suka Dajç.Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë kalohet.Rruga kryesore e Darragjatit kalohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë.Rruga kryesore Dajç, është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura. Po ashtu edhe në aksin Dajç- rruga nacione Shkodër- Velipojë.Kerkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.SPZ e zonës në gatishmëri .Qendrat shendetësore në gatishmëriEnergji elektrike kemi por me ndërprerje të herëpasherëshme.Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është prioritare.Situata e përmbytjeve në Nj.A. Berdicë, datë 15.02.2021800 ha tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush, Berdicë e Madhe, Berdicë e Mesme, Berdicë e Sipërme.Janë 7 shtëpi banimi të rrethuara nga uji në fshatin Trush por uji ka ngrirë akull.Prezencë uji ka në lagjet Maksuti dhe Qokthi.Rruga e Velipojës, me përjashtim të pjesës së harkut ku kryqëzohet me rrugën e vjetër, nuk ka ngricaSegmenti Berdicë e Mesme- Berdicë e Madhe- Trush, deri tek Urat e Gjon Lulit, nuk ka probleme.Situata e përmbytjeve në Nj.A. Velipojë, datë 15.02.2021Sipërfaqe toke në total 250 ha të përmbytura në fshatrat Luarz, Ças, Baks i Ri dhe Reç i Ri .
Fshati Mali Kolaj nuk furnizohet me uje sepse është stakuar pompa për shkak të përmbytjeve.Shtëpi të përmbytura nuk ka.Prezencë uji në oborre në 4 shtëpiEnergji elektrike ka.Qendrat shendetësore në gatishmëri.SPZ e zonës në gatishmëri.Rrugët janë të gjitha të hapura dhe të kalueshme.

HARTA LIVE/ Shqipëria në pushtetin e dëborës, ngrijnë qytetet, sërish bllokim në Qafë-Thanë. ARRSH pasqyrim nga JUGU në VERI: Përdorni zinxhirë! (PARASHIKIMI)

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia shkodër moti i keq ne shqiperi bashkia shkodër moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll