Aktualitet

15 Shkurt 2021, 09:11 Nga DOSJA

DIBËR–F.Shehu, nëna e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Sali Shehu ka ndërruar jetë rrugës për në spital pasditen e djeshme në fshatin Limjan të njësisë Administrative Kastriot në Dibër. Dosja.al ka mësuar se e moshuara është dërguar për në spitalin Rajonal Dibër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ka humbur jetën gjatë rrugës pasi ishte e bllokuar. Kanë qenë të rinj të fshatit që kanë ndihmuar me lopata për hapjen e rrugës por ka qenë e pamundur të mundësonin lëvizjen në kohë të fuoristradës për në Peshkopi. E moshuara nuk ka mundur të përballojë edhe të ftohtin e acartë, duke ndërruar jetë pa mbërritur në spital. Fshati Limjan ndodhet vetëm 11 kilometra larg qytetit të Peshkopisë.

E moshuara është viktima e dytë që humbet jetën pa mbërritur në spital për shkak të rrugëve të bllokuara nga dëbora. Dje, një grua e infektuar me COVID19, humbi jetën pasi autoambulanca që po e transportonte drejt spitalit në Tiranë u aksidentua në Durrës. Ngjarja u shënua në orën 03:45, në autostradë, ku drejtuesi 51 vjeçar humbi kontrollin e mjetit që u përmbys në anë të rrugës pranë Maminasit. Nga të dhënat e para shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lëvizjes së autoambulancës dhe prania e dëborës në rrugë.

 

LAJMI KRYESOR: HARTA LIVE/ Shqipëria në pushtetin e dëborës, edhe sot temperatura të ulëta dhe reshje në të gjithë vendin. ARRSH pasqyrim nga JUGU në VERI: Përdorni zinxhirë! (PARASHIKIMI)

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet diber moti i keq ne shqiperi diber moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll