Aktualitet

Policia aksion në Tiranë! Arrestohen 8 persona, njëri ishte shpallur në kërkim, kërcënonte një vajzë t’i jepte para

15 Shkurt 2021, 09:00 Nga DOSJA
Policia aksion në Tiranë! Arrestohen 8 persona, njëri ishte

TIRANË– Policia e Shtetit ka prangosur 8 persona, një prej të cilëve ishte shpallur në kërkim. Në pranga kanë përfunduar persona, të akuzuar për vepra penale, nga dhuna në familje tek ndërtimi pa leje. I arrestuar është edhe një 24-vjeçari me iniciale K.K., i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Nëpërmjet të rrjeteve sociale, ai kishte kërcënuar një të re për t’i dhënë para.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 8 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit K. K., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur një shtetase, duke e shtrënguar për dhënie pasurie.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. S., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi farash të lëndës narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Th. S., 25 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 39 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. M., 46 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. Sh., 36 vjeç, E. T., 37 vjeç dhe I. Gj., 50 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit tirane policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll