Aktualitet

‘Alo, Policia?!’/ Informacionet “djegin” 25-vjeçarin nga Shijaku. Kanabis, automatik dhe lënde plasëse në shtëpi, p

15 Shkurt 2021, 08:36 Nga DOSJA
‘Alo, Policia?!’/ Informacionet “djegin”

TIRANË– Një 25-vjeçar është prangosur në kuadër të operacionit “Sunday”, pas disa informacioneve që Policia e Shtetit mori se i riu mbante armë në banesë. Gjatë kontrolleve në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një automatik, lëndë plasëse, municion luftarak dhe kanabis. Në prangat e Policisë përfundoi i riu me iniciale E. V.,  banues në Shijak, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të mësuar se çfarë po planifikonte 25-vjeçari me municionet.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sunday”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni i zhvilluar nga Forca Operacionale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve kundër Jetës dhe Seksionit për Hetimin e Narkotikëve.

Sekuestrohen një armë zjarri automatik, një sasi lënde plasëse, lëndë narkotike kanabis, një sasi municioni luftarak dhe sende të tjera të kudërligjshme.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore në qarkun e Tiranës, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën dytësore në Marikaj, Vorë, një shtetas mbante në një ambient në pronësi të tij, lëndë narkotike, lëndë plasëse dhe armë zjarri pa leje, gati për t’i shitur, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Sunday”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit E. V., 25 vjeç, banues në Shijak.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin në pronësi të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, një armë zjarri automatik, 40 fishekë, një sasi lënde plasëse, si dhe sende të tjera të kundërligjshme. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shkurt 2021, 07:33

TIRANË– Sot në Shqipëri mbërritën dozat e tjera të vaksinave anti-COVID të kompanisë Pfizer. Në bazë të marrëveshjes me kompaninë farmaceutike, në vendin t...