Aktualitet

Situata përmirësohet, hapet më në fund autostrada Lezhë-Milot/ Vijojnë temperaturat e ulëta dhe ngricat në disa zona të

15 Shkurt 2021, 08:29 Nga DOSJA
Situata përmirësohet, hapet më në fund autostrada

LEZHË– Situata në qarkun e Lezhës duket se ka nisur që të përmirësohet. Emergjencat civile në qytet kanë bërë me dije se rruga e Kombit në zonë është e kalueshme, po ashtu edhe ato nacionale, megjithatë ka segmente kur kërkohen zinxhirë dhe goma dëbore. Pas dy ditësh problematike, edhe autostrada Lezhë-Milot është bërë e kalueshme. 


“Situata ne qarkun Lezhe, dt.15.02.21, ora 08.30’: -Moti është i mirë, por kemi erë të fort, ngrica dhe temperaturave të ulëta. -Rruga e kombit është e kalueshme pa problem. -Rrugët nacionale janë të kalueshme në tersi, por me vështirësi nga prezenca e dëborës e kthyer në akull, ku në disa segmente nevojiten zinxhirë ose goma dimërore. -Rrugët rurale që lidhin qendrat e bashkive me njësitë administrative, janë të kalueshme me zinxhirë në disa segmente, këto kryesisht në bashkinë Mirditë. -Rrugët bashkiake që lidhin fshatrat me qendrat e nj. ad. kërkojnë ndërhyrje me forca dhe mjete nga bashkitë. Strukturat e m.c. janë ne ndjekje te situatës. Mbetemi në kontakt,”- thuhet në njoftim.

LAJMI KRYESOR: HARTA LIVE/ Shqipëria në pushtetin e dëborës, edhe sot temperatura të ulëta dhe reshje në të gjithë vendin. ARRSH pasqyrim nga JUGU në VERI: Përdorni zinxhirë! (PARASHIKIMI)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe moti i keq ne shqiperi lezhe moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shkurt 2021, 07:33

TIRANË– Sot në Shqipëri mbërritën dozat e tjera të vaksinave anti-COVID të kompanisë Pfizer. Në bazë të marrëveshjes me kompaninë farmaceutike, në vendin t...