Politike

Socialistët në ethe, ‘gërmojnë’ në Google dhe sjellin krahasimin me stuhinë e rëndë të dëborës në Europë, ironi

14 Shkurt 2021, 21:44 Nga DOSJA
Socialistët në ethe, ‘gërmojnë’ në Google

TIRANË– Socialistët janë vënë në ethe! Duke mos ditur si ta zhbllokojnë Shqipërinë nga reshjet e dendura të dëborës, duke mos ditur t’i japin drejtim vendit tonë dhe situatës, socialistët kanë gjetur kohë që të grumbullojnë video e foto nga vende të Europës që janë bllokuar nga stuhitë.

Duke i postuar në rrjetet sociale, si kryeministri Edi Rama, ashtu edhe numri dy i PS-së, Taulant Balla, kanë bërë ironi pas denoncimeve të Opozitës. I pari e bëri Rama, i cili publikoi një video nga autostrada në Spanjë dhe me ironi shkruante: SOS Autostrada A2 në Spanjë – Apel për ndihmë nga PD për kripë, LSI për fall.

 

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Më pas, Taulant Balla, teksa poston foto nga Gjermania, shkruan: PA KOMENT: Stuhia e dëborës gjunjëzoi edhe “autobahn”-et gjermane. Rradhë kilometrike makinash të bllokuara në akull dhe dëborë.

Këto postime janë të vërteta, Spanja, Gjermania dhe jo vetëm janë nën pushtetin e stuhive prej një jave. Reshjet e dëborës në këto vende të Europës nuk kanë të ndalur, madje Franca shpalli gjendjet e fatkeqësisë natyrorendërsa në Spanjë, u shënuan të paktën pesë viktima, si pasojë e motit të ftohtë.

Por a mund të krahasohet një javë dëborë me disa orë reshje në vendin tonë?

Në Shqipëri, gjithçka ka nisur një natë më parë, kur për dy-tre orë, Tirana u pushtua nga petku i bardhë, ndërsa në rrethe, reshjet zgjatën pak a shumë pesë orë. Pavarësisht kësaj situate meteorologjike, që nga ora 12 e mesditës së sotme, në Qafë Thanë janë bllokuar dhjetëra qytetarë, mes tyre fëmijë e gra shtatzëna. Përmes mediave, qytetarët e bllokuar bënë apel dhe kërkuan ndihmë nga shteti që tu lirojë rrugën, ndërkohë që ka edhe nga ata që kanë braktisur makinat dhe kanë marrë rrugën me këmbë.

Në Krujë, Fushë Krujë, dhe në Malësinë e Krujës janë bllokuar 3000 banorë, pasi dëbora në rrugë ka shkuar 50 cm dhe akset rrugore të saj janë të pakalueshëm edhe për shkak të ngricës.

Dhe çfarë zgjidhjeje ka dhënë qeveria për këtë? Krahasimi me Europën!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama moti i keq ne shqiperi taulant balla edi rama moti i keq ne shqiperi taulant balla

Sondazh

Poll