Politike

Dhjetëra gra e fëmijë të bllokuar në Qafë Thanë, Rama gjen kohë për ironi, publikon autostradën në Spanjë: Apel për

14 Shkurt 2021, 20:59 Nga DOSJA
Dhjetëra gra e fëmijë të bllokuar në Qafë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka gjetur kohë për të bërë ironi me Opozitën në rrjetet sociale, pavarësisht se në Qafë Thanë, prej tetë orësh janë të bllokuar dhjetëra qytetarë, mes tyre fëmijë e gra shtatzëna.

Kryeministri Rama ka publikuar në faqen e tij në Instagram një video ku shihet autostrada në Spanjë, e bllokuar nga dëbora. Krahas saj, shkruan se bëhet apel për kripë nga Partia Demokratike dhe për fall nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

“SOS Autostrada A2 në Spanjë – Apel për ndihmë nga PD për kripë, LSI për fall,”– shkruan Rama ndër të tjera. 

 

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Ndërkohë, që nga ora 12 e mesditës së sotme, në Qafë Thanë janë bllokuar dhjetëra qytetarë, mes tyre fëmijë e gra shtatzëna. Përmes mediave, qytetarët e bllokuar bënë apel dhe kërkuan ndihmë nga shteti që tu lirojë rrugën, ndërkohë që ka edhe nga ata që kanë braktisur makinat dhe kanë marrë rrugën me këmbë. Siç duket, e vetmja zgjidhje që ka kryeministri Rama për ta, është krahasimi me Spanjën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama moti i keq ne shqiperi edi rama moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll