Bota

Komunat ku partitë politike morën më shumë vota: LVV-ja në Prishtinë, PDK-ja në Skenderaj, AAK-ja në Deçan, LDK-ja në

15 Shkurt 2021, 09:19 Nga DOSJA
Komunat ku partitë politike morën më shumë vota: LVV-ja

KOSOVË-Rezultatet e nxjerra, pas numërimit të mbi 98% të votave në shumicën e komunave treguar se Lëvizjen Vetëvendosje është afër fitores së zgjedhjeve. Në telegraf, janë treguar rezultatet që kanë marrë partitë në komuna të ndryshme.

Lëvizja Vetëvendosje ka në Prishtinë, mbi 60% të votave. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e para në Skenderaj, me mbi 70% të votave. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka marrë shumicë votash në asnjë komunë të Kosovës, por ka arritur përqindjen më të madhe në Istog, me 26.76% të votave.  Aleanca për ardhmërinë e Kosovës ka marrë në Deçan, mbi 50%, ndërsa Nisma Socialdemokrate ka marrë në Malishevë, mbi 30%.

Rezultatet e komunave, ku partitë kanë marrë më shumë vota:

LVV-ja në Prishtinë 64.13 %.  PDK-ja në Skenderaj 72.54 % të votave. LDK-ja në Istog 26.76 % të votave. AAK-ja në Deçan 52.92 %.  NISMA Socialdemokrate në Malishevë 31.55%.

Lajmi kryesor: ‘KosoVVA sot!’/ Albin Kurti kryeministër me rekord votash, numërohen mbi 97%. Enver Hoxhaj: Do qëndrojmë në opozitë

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll