Bota

Fituan zgjedhjet! Mbështetësit e LVV-së nisin festën në Mitrovicë

15 Shkurt 2021, 08:42 Nga DOSJA
Fituan zgjedhjet! Mbështetësit e LVV-së nisin festën në

KOSOVË- Mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosjes ditën e djeshme, pas rezultateve të para kanë nisur festën edhe në qytetin e Mitrovicës.

Disa qytetarë kanë dalë menjëherë pas përfundimit të votimeve para selisë së kësaj partie, ndërsa të tjerët kanë dalë me makinat e tyre në rrugë dhe kanë festuar me sirena, muzikë dhe flamuj.

Ndërkohë, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se ende janë duke u numëruar votat, ku dhe ka shtuar se shpreson në fitoren e LVV-së dhe uron qytetarët për kontributin për ndryshim.

“Ne jemi duke numëruar votat ende. Disa rezultate i kemi të sakta nëpër qendrat e mëdha. Qendra Abdullah Shabani ka dalë 66 për qind, Zhabari 72.6, Bedri Gjina 73.9, Kcici 64.9 për qind, Bare 62, Bajgorë 75, Gushavc 72.5 për qind. Unë po shpresoj se rezultati do të jetë bindshëm fitore e Lëvizjes Vetëvendosje, andaj urime qytetarëve dhe të gjithë atyre që kontribuuan për të sjell ndryshimin në Mitrovicë dhe krejt Kosovën”, ka thënë Bahtiri.

Lajmi kryesor: ‘KosoVVA sot!’/ Albin Kurti kryeministër me rekord votash, numërohen mbi 97%. Enver Hoxhaj: Do qëndrojmë në opozitë

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora agim bahtiri zgjedhjet ne kosove agim bahtiri zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll