Bota

Vjosa Osmani mban fjalim pas daljes së rezultateve: Zgjedhjet sot ishin referendum, e kemi pritur gjatë këtë ditë

15 Shkurt 2021, 08:16 Nga DOSJA
Vjosa Osmani mban fjalim pas daljes së rezultateve: Zgjedhjet sot ishin

KOSOVË -Kandidati i LVVsë për kryeministër, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani iu drejtuar qytetarëve të Kosovës, pas rezultatit kur partia e tyre ka dominuar.

Sipas Gazeta Express, Osmani ka deklaruar se Kosova votoi për një të ardhme faqebardhë për të gjithë qytetarët. Gjithashtu, ajo ka premtuar se qeveria do të jetë e popullit dhe zëri i tyre do të jetë zëri partisë.

“E kemi pritur gjatë këtë ditë, por vota juaj sot e solli ndryshimin aq shumë të pritur e të dëshiruar, juve që votuat për herë të parë, e secilës familje, prind  e margaritarë miliona herë faleminderit.Jemi të vetëdijshëm për barrën e madhe që kemi si rezultat i besimit të madh që na keni dhënë, por ky besim do të jetë edhe udhërrëfyesi ynë në këtë drejtim.Përgjegjësia që na keni mveshur është nderë i madh dhe bashkë po ndjekim punën në zhvillimin e demokracisë. Ky asocim nuk është një mandat për hakmarrje as për kthimin prapa, ky është kapitull i punëve që do të kryhen e mandat kur ne nderojmë historinë e përbashkët, e garantojmë mirëqenien, e luftojmë me ngulm korrupsionin, synojmë dretjësinë. Kjo qeveri do të jetë e juaja dhe zëri juaj do të jetë zëri ynë, këtë ua premtoj për sot e çdoherë tejtër. Nëse ka ende të tillë që mendojnë se në Kosovë vështirë bëhen ndryshimet, fitorja e sotme e koalicionit tonë është besimi më i sinqertë. Ata që i vendosin interesat e veta para atyre të popullit ta kuptojnë se qytetarët e ndëshkojnë qeverisjen dhe se e dinë kur është mjaftë dhe kur është koha për një kapitull të ri.Kjo është fitore elektorale e koalicionit tonë dhe mbi të gjitha kjo është fitorja jua. Ne do të jemi institucione për të kthyer besimin në politikë, që punojnë për njerëzit tanë e që janë në shërbim të tyre e që u japin shpresë se politika do të jetë në shërbim të qytetarëve”, tha ajo.

Lajmi kryesor: ‘KosoVVA sot!’/ Albin Kurti kryeministër me rekord votash, numërohen mbi 97%. Enver Hoxhaj: Do qëndrojmë në opozitë

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora vjosa osmani zgjedhjet ne kosove vjosa osmani zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll