Bota

Mbërrijnë dozat e para të vaksinës Pfizer në Australi, prioritet mjekët dhe të moshuarit

15 Shkurt 2021, 09:02 Nga DOSJA
Mbërrijnë dozat e para të vaksinës Pfizer në Australi,

AUSTRALI– Mbërrijnë dozat e para të vaksinave të Pfizer në Australi, ku pritet që proçesi i vaksinimit të fillojë javën e ardhshme.

“Shqiponja është ulur”,– u tha Ministri i Shëndetësisë Greg Hunt gazetarëve të Hënën në Canberra.

Më shumë se 142,000 doza janë duke u dërguar në një vend të sigurt dhe do të vlerësohen për dëmtimin dhe cilësinë në ditët në vijim. Hunt tha se 60% e dërgesës, 50,000 doza do përdorej për të filluar procesin e vaksinimit të personelit të karantinës së hoteleve, punonjësve shëndetësorë në vijën e parë, dhe punonjësve të kujdesit për të moshuarit dhe banorëve.

Sipas The Guardian, punonjësit e karantinës së hoteleve konsiderohen si përparësia më e lartë sepse ato paraqesin rrezikun më të madh të përhapjes së virusit në komunitet.

Qeveria federale do të ketë rreth 30,000 doza në dispozicion për objektet e kujdesit për të moshuarit. Qeveria pret që rreth 60,000 doza të administrohen deri në fund të Shkurtit.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne australi vaksinimi ne australi koronavirusi ne australi vaksinimi ne australi

Sondazh

Poll