Bota

Fitorja historike e VV në Kosovë/ Politika shqiptare nuk kursehet me urime! Basha, Kryemadhi e Meta hapin të parët ‘shampa

15 Shkurt 2021, 08:47 Nga DOSJA
Fitorja historike e VV në Kosovë/ Politika shqiptare nuk kursehet me

TIRANË– Partia e drejtuar nga Albin Kurti, lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.79 për qind të votave në zgjedhjet në Kosovë. Ky është rezultati më i thellë që ka shënuar ndonjëherë, ndonjë forcë politikë në Kosovën e pavarur. Ndërkohë që në Kosovë kanë nisur festimet, në Shqipëri kanë nisur urimet. Ka qënë fillimisht kryedemokrati Lulzim Basha ai i cili i ka dërguar mesazhe urimi Albin Kurtit për fitoren e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në disa statuse në ‘Twitter’, Basha shkroi mbrëmjen e djeshme se procesi zgjedhor ishte shembullor, me standarte europiane. Kryedemokrati shtoi se do të jetë i lumtur të bashkëpunojë me Kurtin, duke dalë në përfundimet se fitues në zgjedhjet e 25-prillit që do të zhvillohen në Shqipëri, do të jetë ai vetë.

Ndërsa Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi uroi ditën e sotme Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren. Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka përgëzuar Kosovën për zhvillimin e zgjedhjeve në mënyrë demokratike, edhe pse në kushte të vështira.

Taulant Balla pas mbledhjes së zhvilluar në selinë rozë doli në një deklaratë për gazetarët. Balla uroi për fitore Albin Kurtin. Ai u shpreh se shpreson që proçesi i Kuvendit të ri të marrë kohë të shkurtër dhe të nisë menjëherë puna si dhe mezi pret që të punojë me to. Më tej Balla tha se shpreson që rezultati i zgjedhjeve të pranohet në të njëjtën mënyrë dhe në Shqipëri.

Presidenti Ilir Meta ka uruar qytetarët dhe klasën politike të Kosovës për shembullin që kanë dhënë në zgjedhjet që u zhvilluan ditën e djeshme. Meta shkroi në Facebook se e përshëndet pjesmarrjen e lartë të qytetarëve që morën pjesë në votime pavarësisht kushteve atmosferike dhe pandemisë. Ndër të tjera kreu i shtetit tha se Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik.

I fundit, por jo më pak i rëndësishmi është kryeministri Edi Rama, që ka uruar fitoren me shpresën se vullneti i qytetarëve do të përkthehet në një qeveri të qendrueshme dhe në zhvillim ekonomik dhe social.

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti lulzim basha monika kryemadhi zgjedhjet ne kosove albin kurti lulzim basha monika kryemadhi zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll