Bota

Si po shkon numërimi? Zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë: Kanë mbetur vetëm 46 qendra, do i japim sot rezultatet

15 Shkurt 2021, 08:28 Nga DOSJA
Si po shkon numërimi? Zëdhënësi i KQZ-së në

KOSOVË-Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se numërimi i fletëvotimeve në qendrat e votimit ka përfunduar mbrëmjen e djeshme.

Sipas Gazeta Express, Elezi ka thënë se deri më tani janë raportuar rezultatet e rreth 99% të qendrave të votimit. Sipas tij, kanë mbetur pa u proceduar vetëm rezultatet në 46 qendra, të cilave do të transmetohen gjatë ditës së sotme.

“09:00 – Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime ka përfunduar të dielën në mbrëmje. Deri më tani në ueb faqe janë transmetuar rezultatet nga 2336 vendvotime apo rreth 99%. Kanë mbetur pa u procesuar vetëm 46 vendvotime të dhënat e të cilave do të ngarkohen gjatë ditës”, ka thënë ai. Gjithashtu, Elezi ka bërë të ditur se pas disa ditësh do të numërohen edhe votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat me postë.

Lajmi kryesor:‘KosoVVA sot!’/ Albin Kurti kryeministër me rekord votash, numërohen mbi 97%. Enver Hoxhaj: Do qëndrojmë në opozitë

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora valmir elezi zgjedhjet ne kosove valmir elezi zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll