Aktualitet

Arrestohet 50-vjeçari italian, tentoi të kalonte nga porti i Durrësit 2 kg kanabis, i kishte fshehur në gomën rezervë (EMR

15 Shkurt 2021, 08:26 Nga DOSJA
Arrestohet 50-vjeçari italian, tentoi të kalonte nga porti i

DURRËS– Një 50-vjeçar me origjinë italiane është arrestuar në Portin e Durrësit pasi iu është gjetur 2 kg kanabis e fshehur në gomën rezervë. Në pranga ka rënë Giusepe Alfano i cili po ikte drejt Italisë me traget.

Në momentin kur ka kaluar në vijën e dytë gjatë kontrollit të mjetit policia i ka gjetur, brenda gomës rezervë 2 paketime, brenda të cilave ndodheshin 2 kg lëndë narkotike marijuanë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

50-vjeçari do të akuzohet për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve mes Policisë Kufitare dhe strukturave të DVP Durrës çoi në goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Sekuestrohen rreth 2 kg lëndë narkotike marijuanë. Arrestohet në flagrancë një shtetas italian, posedues i lëndës narkotike.Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë intensifikuar kontrollet, si në dalje ashtu dhe në hyrje, në Portin e Durrësit.Si rezultat i kontrolleve të shtuara në dalje në PKK Durrës, bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë në PKK Durrës, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, mjeti tip “Citroen”, me drejtues shtetasin italian G. A.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të mjetit, në pjesën fundore poshtë bagazhit, brenda gomës rezervë kanë konstatuar 2 paketime, brenda të cilave ndodheshin 2 kg lëndë narkotike marijuanë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit italian G. A., 50 vjeç, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet guisepe alfano kapet italiani ne portin e durresit guisepe alfano kapet italiani ne portin e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shkurt 2021, 07:33

TIRANË– Sot në Shqipëri mbërritën dozat e tjera të vaksinave anti-COVID të kompanisë Pfizer. Në bazë të marrëveshjes me kompaninë farmaceutike, në vendin t...