Aktualitet

Mbi gjashtë orë në pritje! Qytetarët braktisin mjetet në Qafë Thanë, flet njëri prej tyre: Kemi që në 12 të drekës k

14 Shkurt 2021, 18:33 Nga DOSJA
Mbi gjashtë orë në pritje! Qytetarët braktisin mjetet

POGRADEC– Qytetarët që kanë mbi gjashtë orë që presin në Qafë Thanë, kanë nisur të braktisin mjetet e tyre duke marrë rrugën me këmbë. Mësohet se tre makina janë lënë në rrugë nga qytetarët, duke bllokuar kështu edhe të tjerët.  Mes dhjetëra personave që presin ka fëmijë të rinje  të rritur dhe gra shtatzëna gjithashtu.

Në një prononcim për Report TV, qytetarët janë shprehur se janë mjaft të lodhur nga situata, pasi aty nuk kanë shkuar ende borëpastrueset. Një prej qytetarëve tha se ka mbi 14 autobusë të bllokuar. Ai shtoi se të gjithë qytetarët ishin të sfilitur teksa theksoi se nga ana e Maqedonisë së Veriut kanë mbërritur borëpastruese, kurse në tokën shqiptare jo.

“Kam mbi  6 orë e gjysmë që jam i bllokuar na Qafë Thanë, ka mbi 14 autobusë të bllokuar. Policia shqiptare thotë se ka ndodhur një aksident, mirëpo disa persona thanë se ska borëpastrues, kjo është arsyeja. Unë kam mbi 6 orë që pres, kurse disa të tjera që nga ora 12 e drekës. Nga ana maqedonase ka borëpastruese vetëm nga ana jonë ska. Që nga ora 12 e drekës”-, tha ai.

HARTA LIVE/ Shqipëria paralizohet nga moti i keq, situata e rëndë në Lezhë, Krujë, Berat, Dibër, Korçë e Elbasan! 6 turistë lëshojnë alarmin SOS nga Vermoshi. Qindra qytetarë kaluan natën në makinë, mes tyre dhe Basha (SITUATA)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi qafe thane moti i keq ne shqiperi qafe thane

Sondazh

Poll