Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër, administratori i Dajçit bën apel: Institucionet na kanë harruar, është e pafalshme, njerëzit mun

14 Shkurt 2021, 17:13 Nga DOSJA
Përmbytjet në Shkodër, administratori i Dajçit bën

SHKODËR– Gjovalin Daragjatim administrator i Dajçit në Shkodër ka kërkuar që institucionet në vend të reagojnë në lidhje me situatën e rënduar në vend.

Në një prononcim për Syri.net, Daragjati tha se banorët mund ta braktisin vendin pas braktisjes nga qeveria dhe se kjo do të ishte e pafalshme.

Ai shtoi se janë mbi 1900 hektarë të përmbutura dhe se temperaturat e ulëta po ua bëjnë shumë të vështirë jetesën banorëve të zonës.

“Ka rreth 1900 hektarë tokë bujqësore të përmbytura. Shumë familje po sakrifikojnë gjithçka për të mbajtur gjallë gjënë e gjallë, sepse qeveria i ka lënë në harresë. Siç e shikoni, koha është e qartë dhe gjithçka është përmbytur. Këtu nuk është parë asnjë ministër, asnjë institucion që të fladsë në lidhje me këtë situatë. Këto temperatura të ulëta e bëjnë akoma më të vështirë situatën. Kemi ngrica dhe acar në të gjithë zonë. Duhet t’i japim një zgjidhje afatgjatë. Njerëzit mund të braktisin vendin dhe kjo është e pafalshme. Njerëzit po humbin jithçka që kanë fituar. Janë munduar që gjithçka që kanë punuar në emigrim, ta investojnë këtu, por po i humbin. Është një ndër zonat më të begata që ka Shkodra, por jetesa në këtë vend po bëhet më e vështirë,”- tha Daragjati.

HARTA LIVE/ Shqipëria paralizohet nga moti i keq, situata e rëndë në Lezhë, Krujë, Berat, Dibër, Korçë e Elbasan! 6 turistë lëshojnë alarmin SOS nga Vermoshi. Qindra qytetarë kaluan natën në makinë, mes tyre dhe Basha (SITUATA)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll