Nuk ndalen shifrat/ 12 viktima dhe 1088 raste të reja, Covid-19 bën kërdinë në 24 orët e fundit në vend
14 Shkurt 2021, 16:20Nga DOSJA
TIRANË– 1,555 viktima, 34 mijë e 756 të infektuar aktivë dhe 56 mijë e 764 të shëruar. Kjo është situata e Covid-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë, në raportimin e 24 orëve të fundit bëri me dije se kanë humbur jetën edhe 12 persona të tjerë, të infektuar me Covid-19. 7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 35-78 vjeç nuk kanë mundur dot t’i mbijetojnë infektimit.
Në 24 orët e fundit, janë kryer 3885 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1088 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 320 raste në Tiranë, 99 raste në Sarandë, 92 raste në Durrës, 65 raste në Fier, 60 raste në Vlorë, 53 raste në Shkodër, 52 raste në Krujë, 37 raste në Gjirokastër, 36 raste në Berat, 34 raste në Tepelenë, 32 raste në Kuçovë, 26 raste në Kurbin, 21 raste në Elbasan,16 raste në Mat, 14 raste në Kamëz, 11 raste në Bulqizë, 10 raste në Mallakastër, 9 raste në Korçë, Përmet, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Lushnje, 5 raste në Mirditë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Kukës, Kavajë, Delvinë, 4 raste në Lezhë, Pogradec, Kolonjë, Vorë, 3 raste në Devoll, Ura Vajgurore, Dibër, Maliq, 2 raste në Has, Himarë, Poliçan, 1 rast Pukë, Tropojë, Librazhd, Vau Dejës, Shijak, Patos, Këlcyrë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 531 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 781 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 56,764 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
COVID-19 – Statistika ( 14 Shkurt 2021) Raste të reja ditore 1088 Të shëruar në 24 orë 781 Të shtruar në spitale 531 Humbje jete në 24 orë 12 Testime ditore 3885
Testime totale 414,278 Raste pozitive 93,075 Raste të shëruara 56,764 Raste Aktive 34,756 Humbje jete 1,555
TIRANË– 556 drejtues mjetesh janë gjobitur pasi nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Në një njoftim zyrtar, bëhet me dije se janë gjob...
SHQIPËRI– Një burrë dhe një grua që thonë se nuk kanë para për t’u ndarë në gjykatë, përfunduan në polici jo për sherret mes njëri- tjetrit. Por nga dashur...
POGRADEC– Dhjetëra qytetarë janë bllokuar në doganën e Qafë-Thanës, që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë.Ndër qytetaret e bllokuara është edhe aktorj...
ELBASAN– Gjashtë persona kanë pësuar dëme fizike si pasojë e reshjeve të mëdha të dëborës. Dosja.al ka mësuar se gjashtë qytetarë kanë rrëshqitur duke pës...
TIRANË– Kryeqyteti është zgjuar sot i mbuluar me dëborë. Meteorologët e kishin parashikuar disa ditë më parë që do të kishte reshje dëbore gjatë dy ditëve ...
SHQIPËRI– Dhjetra qytetarë e kaluan natën në rrugën Milot-Lezhë, e cila u bllokua për orë të tëra pas reshjeve të dëborës dhe mungesës së borëpastrueseve. ...
DURRËS– Qyteti bregdetar i Durrësit si rrallë herë është përfshirë nga reshjet e dëborës. Fotot e realizuara nga Gëzim Domi e tregojnë më së miri gjendjen ...
SHQIPËRI– Më shumë se 140.000 viktima të trafikut të seksit që sot janë në Evropë, rreth një e treta vijnë nga Ballkani. Në një raport të OKB-së të botuar ...
Aktualitet14 Shkurt 2021, 13:33
TIRANË– Kompania ‘Salillari’, në pronësi të Pëllumd Salillarit, është kompania që ka marrë përsipër të mirëmbajë rrugët ‘Ura e Zogut-Rrëshen’, ‘Ura e...