Aktualitet

Bllokimi i aksit Milot-Lezhë, Balluku justifikohet: Nuk kemi shkop magjik të ndalojmë stuhinë, s’është koha për politik

14 Shkurt 2021, 16:24 Nga DOSJA
Bllokimi i aksit Milot-Lezhë, Balluku justifikohet: Nuk kemi shkop magjik

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka folur rreth stuhisë dhe motit të keq që ka pushtuar vendin tonë. Në një dalje për mediat nga rruga Tirana-Elbasan, Balluku u shpreh se të gjitha akset nacionale janë të lira për të udhëtuar, ndërsa këshillloi drejtuesit e mjeteve që të vendosin goma dimërore dhe zinxhira. 

Balluku u ndal edhe tek debati i zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, pasi ky i fundit mbeti i bllokuar në Lezhë, pas reshjeve të shumta të dëborës. Ajo tha se nuk është aspak e vërtetë që aksi ka qenë i bllokuar, por që nuk ka shkop magjik për të ndaluar stuhinë. Balluku u shpreh se ka qenë vetë prezente në këtë aks rrugor dhe se herë pas here futej në ndonjë kafe për të menduar ndonjë ide apo zgjidhje. 

Pjesë nga fjala e Ballukut:

Këtu nga aksi Tiranë- Elbasan, kam kërkuar sot vëmendjen nga mediat, për të thënë se të gjitha akset nacionale janë të aksesueshme, në shumë prej tyre duhe gomat dimërore dhe zinxhirët. E kemi thënë edhe dje, kemi bërë ndalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë, pasi bllokojnë akset rrugore. Shteti ka qenë në këmbë. Por edhe të OSHEE-së dhe të OST-së, kanë qenë në krye të detyrës. Ndoshta vend për kritika ka gjithmonëm por duhet ditur detyra dhe puna e atyre që kanë qenë në terren. Unë e kam këtë detyrë dhe nuk më rëndon që të qëndroj tek borëe-pastruesja, apo këtu ku jam. Duhet kuptuar puna e qindra burrave që kanë qenë në majat e larta apo fshat më fshat për të çuar energji. Edhe ata të tjerë, që kanë qenë bashkë me mua në aksin Milot- lezhë, vend që u kthye në debat politik. Por nuk është koha për të bërë politikë. Nuk është. Kemi qenë bashkë aty dhe kemi qëndruar në rrrugë, dhe futeshim ku të mundeshim, në ndonjë vend apo kafe për të menduar për një zgjidhje, dhe aksi nuk ka qenë i zënë, ta sqarojmë këtë. Problematika nuk ka qenë me borëpastrueset, por nga dëbora që nuk mundësonte shikimin për drejtuesit e mjeteve. Por ne nuk kemi shkopin magjik dhe të ndalojmë stuhitë.

Basha u bllokua një natë më parë në Lezhë, pasi ishte nisur për në Shkodër. Sot, kryeministri Edi Rama iu përgjigj me anë të një statusi ku shkruante se qytetarët e dinin se çfarë kishte bërë ai për vendin. Replikat vijuar dhe Basha iu përgjigj sërish me një tjetër status ku shkruante se kreu i qeverisë në fakt nuk kishte bërë asgjë. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku moti i keq ne shqiperi belinda balluku moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll