Aktualitet

Udhëtonin pa goma, pa zinxhirë dhe pa rrip sigurimi, ndëshkohen 556 drejtues mjetesh, shumë prej tyre bënë parakalime të

14 Shkurt 2021, 16:13 Nga DOSJA
Udhëtonin pa goma, pa zinxhirë dhe pa rrip sigurimi, ndëshkohen

TIRANË– 556 drejtues mjetesh janë gjobitur pasi nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Në një njoftim zyrtar, bëhet me dije se janë gjobitur, 87 drejtues mjetesh që nuk kishin vendosur zinxhirë për të qarkulluar, të cilët për pasojë kanë sjellë vonesa në qarkullimin normal të mjeteve të tjera. Janë gjobitur edhe 49 drejtues mjetesh që nuk kishin vendosur gomat dimërore.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar 156 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 121 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 89 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe 56 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Njoftimi nga Policia e Shtetit. Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë angazhuar maksimalisht, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat, për të monitoruar qarkullimin e automjeteve në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Pas thirrjes që Policia e Shtetit bëri për të gjithë përdoruesit e rrugës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente janë ndëshkuar në të gjithë vendin, 87 drejtues mjetesh që nuk kishin vendosur zinxhirë për të qarkulluar, të cilët për pasojë kanë sjellë vonesa në qarkullimin normal të mjeteve të tjera. Njëkohësisht, në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative edhe 49 drejtues mjetesh që nuk kishin vendosur gomat dimërore.

Po gjatë monitorimit të qarkullimit janë evidentuar dhe ndëshkuar 156 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 121 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 89 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe 56 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse. Ndërsa nga Policia Rrugore e Tiranës, si rezultat i mbajtjes nën kontroll të rrugëve urbane e interurbane, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje rrugore, pasi një drejtues mjeti udhëtonte në sens të kundërt në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan (drejtimi i lëvizjes është Tiranë Elbasan, ndërsa drejtuesi i mjetit lëvizte po në këtë kah të lëvizjes, por në sens të kundërt, nga tuneli i Krrabës për në TEG).

 Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjera. Për çdo problem apo informacion mund të telefononi në numrin pa pagesë 112 ose shkruani në Komisariatin Dixhital dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2021, 13:33

TIRANË– Kompania ‘Salillari’, në pronësi të Pëllumd Salillarit, është kompania që ka marrë përsipër të mirëmbajë rrugët ‘Ura e Zogut-Rrëshen’, ‘Ura e...

Aktualitet 14 Shkurt 2021, 13:09

TIRANË-Autoritetit Rrugor Shqiptar ka dhënë një informacion mbi gjendjen e rrugëve teksa vendi është përfshirë nga moti i keq.Sipas ARRSH-së, në rajonin ve...