Aktualitet

Gjendet i mbytur vëllai i aktores Marjeta Lajrja, trupi i 60-vjeçarit u pikas buzë liqenit të Pogradecit

14 Shkurt 2021, 16:28 Nga DOSJA
Gjendet i mbytur vëllai i aktores Marjeta Lajrja, trupi i

POGRADEC– Sotiraq Ilo, 60 vjeç, vëllai i aktores Marjeta Ljarja, është gjetur i mbytur ditën e sotme në Pogradec. Trupi i të ndjerit u pikas në afërsi të vendit të quajtur ‘Ura e Qytetit’, buzë liqenit të Ohrit, rreth orës 17:10.

 Dosja.al mëson se trupi i pajetë i Ilos është pikasur buzë ujit nga kalmitarët, të cilët kanë njoftuar edhe shërbimet e emenrgjencës. Trupi i të ndjerit është dërguar në morgun e spitalit të Pogradecit.

Ai do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko logjore për të zbuluar shkaqet e vdekjes, ndërkohë që paraprakisht bëhet me dije se në trupin e Ilos nuk janë konstatuar shenja dhunë. 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryhen hetimet paraprake. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet nje person i mbytur ne pogradec pogradec gjendet nje person i mbytur ne pogradec pogradec

Sondazh

Poll