Aktualitet

E bllokuar prej orësh në Qafë Thanë, aktorja Zamira Kita: Është shumë e vështirë të rrimë në këtë të ftohtë, të

14 Shkurt 2021, 15:32 Nga DOSJA
E bllokuar prej orësh në Qafë Thanë, aktorja Zamira Kita:

POGRADEC– Dhjetëra qytetarë janë bllokuar në doganën e Qafë-Thanës, që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë.

Ndër qytetaret e bllokuara është edhe aktorja e mirënjohur, Zamira Kita. Pikërisht, Kita në një lidhje të drejtpërdrejtë me “News 24” ka shpjeguar situatën aktuale në Qafë Thanë. Ajo shprehet se njerëzit kanë dy orë që presin dhe uron që gjendja të ketë zgjidhje.

“Kemi gati 2 orë që jemi këtu në Doganën shqiptare, për të dalë nga Maqedonia e Veriut dhe për të hyrë në Shqipëri. Ka një problem nga dogana deri në aksin nacional. Këto janë thashethemet nga qytetarët, por nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Mbase autoritetet po punojnë ku është problemi, se nuk e dimë. Por, dy orë në këtë të ftohtë, është shumë e vështirë për njerëzit që gjenden këtu. Këtu fryn shumë erë dhe bie pak borë.  Dua të bëj apel, që kjo gjendje urojmë të mbarojë sa më shpejt, të ketë zgjidhje”, tha Kita.

Marrë nga Balkanweb

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi zamira kita zamira kita ne qafe thane moti i keq ne shqiperi zamira kita zamira kita ne qafe thane

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2021, 13:33

TIRANË– Kompania ‘Salillari’, në pronësi të Pëllumd Salillarit, është kompania që ka marrë përsipër të mirëmbajë rrugët ‘Ura e Zogut-Rrëshen’, ‘Ura e...

Aktualitet 14 Shkurt 2021, 13:09

TIRANË-Autoritetit Rrugor Shqiptar ka dhënë një informacion mbi gjendjen e rrugëve teksa vendi është përfshirë nga moti i keq.Sipas ARRSH-së, në rajonin ve...