Bota

Pasi u zgjedh si president, Pendarovski falenderon edhe në gjuhën shqipe: Do ju shërbej me përkushtim

6 Maj 2019, 07:34 Nga DOSJA
Pasi u zgjedh si president, Pendarovski falenderon edhe në gjuhën

Maqedoni e Veriut- Pas zgjedhjes si presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski bëri dhe daljen e parë si President i vendit  dhe  falënderoi të gjithë ata që e votuan. Theksojmë se ai falenderoi edhe në gjuhën shqipe dhe u shpreh se se do të shërbejë me përkushtim.

Populli im, faleminderit! Ju falënderohem gjithëve maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, boshnjakëve, turqve dhe të tjerë që në zgjedhje të drejta dhe demokratike vendosët që bashkë të shkojmë përpara. Kjo sot ishte një fitore e shumicës së qytetarëve të cilët pa dallim bashkësisë etnike dhe politike u bashkua dhe thamë bashkë përpara dhe asnjëherë më regjim. Sot fituan qytetarët, dua të deklaroj se do t’u shërbej me përkushtim të gjithëve.

Ai tha se këto janë zgjedhjet më demokratike që ka zhvilluar ndonjëherë Maqedonia që nga pavarësia e vendit.

Këto janë qenë zgjedhjet më demokratike që ka zhvilluar ndonjëherë Maqedonia dhe së bashku do të shkojmë përpara dhe kurrë më regjim.  Do të garantoj një të ardhme të barabartë për të gjithë. Këto zgjedhje dhanë edhe një here mesazhin se vetëm së bashku mund të ecim përpara. Këto zgjedhje garantojnë marrjen e dates së hapjeve të bisedimeve në qershor, dhe kjo datë do të merret në qershor. Do të jem faktor i zgjidhjes së problemeve dhe jo i bllokimeve

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni stevo pendarovski zgjedhjet në maqedoni stevo pendarovski zgjedhjet në maqedoni

Sondazh

Poll