Aktualitet

Korça e mbuluar nga bora, fshati Mashkullore me mbi 2 m borë, disa zona të bllokuara

14 Shkurt 2021, 10:10 Nga DOSJA
Korça e mbuluar nga bora, fshati Mashkullore me mbi 2 m borë, disa

KORÇË– Reshjet e borës nuk kanë pushuar në qarkun e Korçës që nga mbrëmja e djeshme. Si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë janë bllokuar disa fshatra në qarkun e Korçës.

Po ashtu trashësia e dëborës në disa fshatra ka arritur në nivele të larta. Në Velçan, trashësia e borës ka arritur deri në 70 cm, në Dardhas nga 90cm -1 m, në Trebinje nga 40 -70 cm, në Proptisht nga 60-70 cm.


Të bllokuar janë gjithashtu dhe disa fshatra në njësine administrative Gore e Moglice si dhe fushën e Maliqit ku trashësia varion nga 30-70 cm.

Trashësia me e madhe e borës është në Mashkullore me mbi 2 m borë ndërsa në fshatin Panarit situata është vështirësuar edhe më tepër për 200 banorët të cilët vijojnë të jenë të izoluar prej fillimit të muajit janar.

HARTA LIVE/ Shqipëria paralizohet nga moti i keq, situata e rëndë në Lezhë, Krujë e Elbasan! Qindra qytetarë kaluan natën në makinë, mes tyre dhe Basha (SITUATA)

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korce moti i keq ne shqiperi korce moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll