Aktualitet

Probleme nga dëbora në Elbasan, ambulanca ngec në rrugë, i sëmuri dërgohet në spital me mjetin e bashkisë

14 Shkurt 2021, 08:38 Nga DOSJA
Probleme nga dëbora në Elbasan, ambulanca ngec në rrugë, i

ELBASAN– Trashësia e dëborës në qarkun e Elbasanit ka krijuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve. Mësohet se gjatë natës është dashur ndërhyrja për dy qytetarë të cilëve iu rrezikua jeta.

Në fshatin Xibrake te Njësisë Administrative Labinot Fushe një autoambulancë, që ishte njoftuar për një rast urgjence, mbeti e bllokuar. Është dashur ndërhyrja nga ana e punonjësve të bashkisë që të bëhej e mundur transportimi i të sëmurit drejt spitalit.

Ndërkohë në fshatin Gjyrale të Njësisë Administrive Gostimë si pasojë e mungesës së energjisë elektrike u mundësua nga ana e bashkise Cerrik dërgimi i një gjeneratori për një të semur me Covid-19, i cili përdorte aparaturë oksigjeni.

HARTA LIVE/ Shqipëria paralizohet nga moti i keq, situata e rëndë në Lezhë, Krujë e Elbasan! Qindra qytetarë kaluan natën në makinë, mes tyre dhe Basha (SITUATA)

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan moti i keq ne shqiperi elbasan moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll