Aktualitet

Situata e jashtëzakonshme në vend! ARRSH jep informacion mbi gjendjen e rrugëve: Rruga Milot–Lezhë më me rrezik

14 Shkurt 2021, 08:55 Nga DOSJA
Situata e jashtëzakonshme në vend! ARRSH jep informacion mbi gjendjen

TIRANË– Shqipëria është përfshirë nga një mot me erëra të forta dhe me temperatura të ulëta. Akset rrugore në vend janë bllokuar duke shkaktuar panik dhe stres te qytetarët. ARRSH ka bërë të ditur se aksi Milot-Lezhë është më problematiku ndërsa i kalueshëm është një pjesë në kryqëzimin e Tales ku kalimi bëhet me një korsi.

Akset rrugore ku qarkullimi bëhet me zinxhirë ARRSH ka njoftuar se janë: Sopot – Qafë Luzhë, B. Curri Valbonë, Krumë-Kukës-U.Zapodit, Kukës-Bushtricë (vasije), Kryqëzim Domaj-Draj Rec Krumë–Qafë Prush, Kryqëzim plepa – Kam, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit(lapidari)-Lis, K/Ulëz-Ulëz, Trebishtë-Doganë, Qafë Mali-Fierzë.

INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE

Gjatë natës reshjet e borës kanë vazhduar pothuajse në të gjithë territorin, shoqëruar edhe me erëra të forta e temperatura shumë të ulëta.Problematika kryesore është rruga Milot–Lezhë, e cila ka patur borë shoqëruar me erëra shumë të forta, është punuar gjatë gjithë natës.Aksi është i kalushëm, përvecse një pjesë në kryqëzimin e Tales, ku kalimi realizohet me një korsi dhe po menaxhohet trafiku.Është punuar pa ndërprerje për pastrim e kriposje.Me konkretisht, situata paraqitet:

RAJONI VERIOR

Akset rrugore ku qarkullimi bëhet me zinxhirë: Sopot – Qafë Luzhë, B. Curri Valbonë, Krumë-Kukës-U.Zapodit, Kukës-Bushtricë (vasije), Kryqëzim Domaj-Draj Rec Krumë–Qafë Prush, Kryqëzim plepa – Kam, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit(lapidari)-Lis, K/Ulëz-Ulëz, Trebishtë-Doganë, Qafë Mali-Fierzë.

RAJONI QENDROR

-Qarkullohen me zixhirë akset Krujë-Sari Salltik, në segmentet e Dajtit, në Prrenjas – Qafë Plloçë, në Rrugën e Stëblevës.

RAJONI JUGOR

Qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë.Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.Të gjithë drejtusit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

HARTA LIVE/ Shqipëria paralizohet nga moti i keq, situata e rëndë në Lezhë, Krujë e Elbasan! Qindra qytetarë kaluan natën në makinë, mes tyre dhe Basha (SITUATA)

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh moti i keq ne shqiperi arrsh moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll