Aktualitet

Mbeten të bllokuar në Vermosh, 6 turistë lëshojnë alarmin SOS, fshati prej dy ditësh pa energji elektrike

14 Shkurt 2021, 09:32 Nga DOSJA
Mbeten të bllokuar në Vermosh, 6 turistë lëshojnë

VERMOSH– Alarmi SOS nga Vermoshi është lëshuar nga 6 turistë kanë mbetur të bllokuar. Rrugët jane të izoluara nga dëbora e cila arrin deri në gjysmë metri, ndërsa temperaturat shënojnë -15 grade celsius. Kjo ka bërë që turistët të mbeten të bllokuar dhe të kërkojnë ndihmë për të dalë nga bora.


Janë rreth 20 km rrugë që lidh fshatrat Tamarë, Vermosh , Lëpushë dhe Selcë e cila është e bllokuar nga dëbora dhe fshatrat janë totalisht të izoluar .

Prej dy ditësh zona e Vermoshit, Budaçit dhe e Lepushes është në errësirë të plotë për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Pritet që në ndihmë të turistëve të vijnë forcat e shpejta.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen turistet ne vermosh moti i keq ne shqiperi bllokohen turistet ne vermosh moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll