Aktualitet

Këshilltari i Ilir Metës zhvishet dhe mbulohet me dëborë, shijon borën e ‘Shën Valentinit’

14 Shkurt 2021, 08:28 Nga DOSJA
Këshilltari i Ilir Metës zhvishet dhe mbulohet me dëborë,

TIRANË– Këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla është gëzuar aq shumë për borën që nisi mbrëmjen e djeshme në Tiranë saqë ka dalë në ballkon i zhveshur duke u mbuluar me të.

‘Dëbora e Shën Valentinit’ shkruan Kulla përkrah videos që ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook.

Njëjtë si qytetarët që u gëzuan për dëborën që ra në Tiranë dhe Kulla zgjodhi ta shprehë lumturinë e tij në këtë formë. Veçse ndryshe nga të tjerët, ai zgjodhi që borën ta hidhte në trup.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir kulla ilir kulla

Sondazh

Poll