Aktualitet

“Shtet shkër…ë”/ Andi Bushati pas daljes nga Lezha e bllokuar: Vij në shtëpi dhe shoh ministren që ia hipën borëpas

14 Shkurt 2021, 08:55 Nga DOSJA
“Shtet shkër…ë”/ Andi Bushati pas daljes nga Lezha

TIRANË– Gazetari Andi Bushati ka treguar se pas disa orësh i bllokuar në Lezhë për shkak të motit të keq, pa ndihmën e askujt ka mundur të mbërrijë në shtëpi. Në ‘Facebook’ ai shkruan i irrituar duke ofenduar shtetin e madje përmend dhe ministren Belinda Ballukun. Bushati shkruan se shfaqjet e qeverisë përballë situatave të tilla janë fatkeqësi e se do i kuptonte nëse do të dilnin dhe të thonin se kaq fuqi kanë. Bushati vijon më tej duke shkruar se qeveria të cilën e quan ‘shkër**ë’ edhe njeriun më të duruar mund ta shndërrojnë në vrasës.

POSTIMI: 

Pasi kam kaluar me orë të tëra i bllokuar pranë Lezhës bashkë me qindra të tjerë, pasi nuk pashë për be asnjë borëpastruese, asnjë kripëhedhëse apo qoftë dhe makinë policie që të jepte informacion elementar, sa mbërrij në shtëpi, falë një aventurieri që çau rrugë pa rrugë mes fshatrave, shoh ministren që jep shfaqe pasi ia ka hypur një borëpastrueseje. Do e kuptoja po të thoshte që jemi një shtet shkërdhat, që kështu kemi qenë dhe kështu do mbetemi, kaq fuqi kemi përballë situatave të tilla etj…Por ama me këto inskenimet e shpifura ku e vetmja makinë që mund të vihej në punë përdorej për xhirime, këta edhe njeriun më të duruar mund ta shndërrojnë në vrasës…
I imagjinoj fytyrat e atyre që pata me orë pranë kur të shohin në ekran Belindën sapo të futen në shtëpi…

Pasi kam kaluar me orë të tëra i bllokuar pranë Lezhës bashkë me qindra të tjerë, pasi nuk pashë për be asnjë…

Posted by Andi Bushati on Saturday, 13 Shkurt 2021

Analisti bëri të ditur mbrëmjen e djeshme se ishte bllokuar në Lezhë, bashkë me disa mjete të tjera e se askush nuk po i vinte në ndihmë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi bushati andi bushati

Sondazh

Poll