Sport

Veterania Serena rrëzohet, por ngrihet përsëri dhe fiton ndaj Sabalenkës

14 Shkurt 2021, 09:56 Nga DOSJA

AUSTRALI – Në moshën 39 vjeç, Serena Uilliams, tenisja e njohur amerikane, kualifikohet për në çerekfinalet të turneut “Australia Open”, pasi mundi bjellorusen Arina Sabalenka me rezultatin 6-4, 2-6, 6-4, në një ndeshje mjaft të luftuar.

Edhe pse ajo në setin e dytë, rrëshqiti keq, Serena u ngrit dhe bëri një shenjë se gjithçka ishte në rregull. Vazhdimi i ndeshjes ishte tepër i luftuar, që i dha një fitore të ngushtë amerikanes veterane.

Në çerekfinale gjithashtu u kualifikua edhe japonezja Naomi Osaka, e cili mundi spanjollen Garbine Muguruza me rezultatin 4-6, 6-4, 7-5.  Kjo nuk ishte një ndeshje e shkëlqyer, por e mbushur me shumë gabime dhe një nivel shumë të ulët loje.

B.T (Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport australia open serena uilliams australia open serena uilliams

Sondazh

Poll